Regjistrohuni ne Medicare

B. Regjistrohuni në Medicare dhe mendoni rreth mundësisë së
shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore private (kundrejt një
shume, paguar rregullisht kompanisë së siguracionit).



Qeveria Australiane ju ndihmon me shpenzimet mjekësore përmes një skeme që
quhet Medicare. Ju mund të keni të drejtë që të regjistroheni në Medicare dhe të
shfrytëzoni menjëherë shërbimet dhe programet mjekësore si shërbimet spitalore
falas, ndihmën me shpenzimet e kujdesit jashtë-spitalor dhe mjekimet e
subvencionuara.



Për t’u regjistruar në Medicare, ju duhet të prisni afërsisht 10 ditë pune pas ardhjes në
Australi dhe më pas të paraqiteni pranë një zyre të Medicare, të shënuar në
numërator, me faqe të bardha të quajtur ”White Pages” me pasaportën ose
dokumentet e udhëtimit. Nëse plotësohen të gjitha kriteret e regjistrimit, do t’ju jepet
numri i kartës Medicare dhe karta do t’ju dërgohet me postë rreth 3 javë më vonë.
Nëse keni nevojë të shikoni një doktor urgjentisht, ju mund të regjistroheni me
Medicare pa pritur të plotësohet 10 ditëshi dhe kërkoni një numër të përkohshëm.

Medicare ka një 'Welcome Kit' , e cila është e përkthyer në gjadhtëmbëdhjetë gjuhë të
ndryshme. Ajo ju shpjegon për shërbimin Medicare dhe shërbimet e tjera
shëndetësore të qeverisë si dhe kriteret e pranimit për përfitime dhe pagesa. Mbani
mend që ta kërkoni materialin informativ kur shkoni në zyrën e Medicare.
Medicare 13 2011

No comments:

Post a Comment