Qeveria australiane paralajmeron

Qeveria australiane paralajmeron se po merr masa shume te rrepta persa i perket trafikimit te njerezve dhe futjes ne Australi ne menyre te jashligjshme. Nese do te shkoni atje ne menyre kotrabande keni per tu debuar nga Australia.


Emigrimi ne Australi

Emigrimi ne Australi
Shume shqiptare e kane enderr emigrimin ne kontinentin dhe shtetin e Australise, dhe shume e kane realizuar kete enderr. Nuk diskutohet se ekzistojne shume menyra per te emigruar ne kete shtet te bekuar, c'eshte e verteta eshte e veshtire dhe nuk mund te pretendohet se emigrimi ne Australi eshte dicka e lehte, ndoshta eshte pak e veshtire por kjo nuk do te thote se eshte e pamundur. Tani eshte ndoshta pak me e lehte sigurisht qe nevojiten me shume leke, durim dhe pak fat.


Albanian English Dictionary


Albanian English Dictionary - Fjalor Shqip Anglisht


This is a light software of a free dictionary application Albanian - English Dictionary and 
vice versa English - Albanian Dictionary.
This is a dynamic dictionary and permits you to create different list for easier learning. 


Download free the Albanian-English dictionary and English-Albanian dictionary:
Albanian > English: 2,694 words 
English > Albanian: 3,207 words
Fjalor An



You can download the Albanian English Dictionary here.

Emigrante ne Australi

Pëshëndetje të gjithë shqiptarëve që janë down under në Australi!!!

Ky është një manual për proçedurat e që duhet të ndjekin emigrantët që kanë fituar statusin e emigrantit në Australi. Ka shumë informacione të dobishme për të gjithë ju atje.
Mirëse erdhët në Australi e veçanërisht në Canberra!

13 Departamenti i Imigracionit

13 Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene



Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (DIMIA)
(Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene) pika juaj
kontaktuese për të gjitha çështjet e vizave dhe Nënshtetësisë Australiane. DIMIA
mund të kontaktohet në numrin e përgjithshëm: 13 1881. Shumë informacione të
përgjithshme të imigracionit gjenden dhe në faqen kryesore të internetit të DIMIA-s
www.immi.gov.au. Klikoni në Life in Australia (Jeta në Australi)
(www.immi.gov.au/settle) për më shumë informacion mbi vendosjen.
Zyrat e zonave të ndryshme të DIMIA (Departamentit të Emigracionit dhe Çështjeve
Shumë Kulturore) merren me një sërë shërbimesh për imigrim, si viza dhe leje, dhe
kërkesa për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm.

12 Argetimi dhe Media

12 Argëtimi dhe Media

Aktivitetet në natyrë
Australia është e përshtatshme për aktivitete në natyrë, si udhëtime, ecje në pyll,
kampe dhe sporte. Ka disa rregulla sigurimi për të kujtuar kur jeni jashtë në natyrë:
• Në det gjithmonë notoni në zona që patrullohen nga shpëtimtarët e jetës. Notoni
gjithmonë në zonën mes flamujve.
• Shmangni të notuarit dhe të peshkuarit vetëm.

11 Sistemi Shendetesor

11 Sistemi Shëndetësor

Medicare Për banorët Australianë, kostot e kujdesit bazë mjekësor dhe spitalor mbulohen
automatikisht nga shërbimi Medicare. Medicare paguan për shumicën e kostove të
vizitave tek doktorët, radiografitë, analizat e gjakut, kujdesin në spitalet publike, dhe
disa shërbime të tjera.
Medicare nuk paguan për shpenzimet e autoambulancave, dentistët, fizioterapitë,
optikat, sëmundjet e këmbëve, kiropraktikat, ose për spitalet private. Për më shumë
informacion për Medicare, shihni Kapitullin 1, What to do soon after arrival (Ç'duhet
bërë shpejtë pas mbrritjes).

10 Arsimi dhe cerdhet

10 Arsimi dhe çerdhet

Çerdhet/Kopshtet
Ka shumë lloje çerdhesh me orar të plotë dhe të reduktuar për fëmijë që janë shumë
të vegjël për të shkuar në shkollë ose për kohën pas shkollës. Numëratori telefonik
Yellow Pages ka një sërë zgjedhjesh për llojet e çerdheve që ekzistojnë, duke
përfshirë preschools (parashkollën) ose kindergartens (kopshtet) që i përgatisin
fëmijët për në shkollë, child care ose daycare (qendrat për kujdesin gjatë ditës) që
kujdesen për fëmijë më të vegjël dhe family daycare (qendrat familjare) ku një prind
kujdeset për fëmijët së bashku me familjen e tij/saj.
Ka edhe playgroups (grupe loje), ku prindërit e fëmijët mblidhen së bashku që
fëmijët të mësojnë dhe qëndrojnë së bashku si dhe që prindërit të flasin e të
shkëmbejnë informacione, etj.

9 Transporti

9 Transporti

Transporti Publik
Qeveria e ACT jep edhe shërbimin lokal të autobuzave (ACTION) përreth Canberras.
Kontaktoni ACTION për të parë nëse keni të drejtë të merrni kartë koncesioni për
udhëtim në autobuz. Stafi i ACTION në ndërresat e autobuzave ju ndihmon për oraret
ose kontaktoni:

ACTION 13 1710
Për informacion lidhur me shërbimin hekurudhor jashtë Canberras kontaktoni:

8 Sigurimi Social

8 Sigurimi Social

Sistemi i Sigurimit Social në Australi jep ndihma në të ardhura për njerëzit që kanë
nevojë. Përfitimet e sigurimit Social jepen përmes një Agjensie Qeveritare të quajtur
Centrelink. Vendndodhjet dhe numrat e telefonit të Centrelinkut mund t’i gjeni në
numëratorin telefonik lokal White Pages.
Mundësia e marrjes së pagesave të Centrelink varet nga klasi i vizës suaj. Edhe nëse
jeni bërë banor/e i/e pëhershëm/me i/e Australisë, një periudhe pritjeje për pagesat
mund të aplikohet (shikoni më poshtë)
Nëse nuk flisni Anglisht, Centrelink mund të ju sigurojë përkthyes për takimin tuaj. Ju
mund të kontaktoni Centrelink në gjuhën tuaj me anë të telefonit:
Centrelink (multilingual services) (Shërbimi Shumëgjuhësh i Centrelink) 13 1202

7 Punësimi

7 Punësimi

Kërkimi i punës
Gazetat e përditshme reklamojnë vendet e punës (ose ‘positions vacant’ (vendet e
lira)), sidomos të Shtunave. Në numëratorin ‘Yellow Pages’ dhe në bordet e punësimit
të internetit gjithashtu janë të shënuara edhe agjensitë private të punësimit .
Çdo banor Australian mund të regjistrohet me Centrelink ku mund të ndihmohet të
gjejë punë. Pas regjistrimit ju rekomandoheni tek Job Network (Rrjeti i Punës), që
përbëhet nga organizata private, të komunitetit apo të qeverisë, të kontraktuara nga
Qeveria e Commonwealth-it që ti ndihmojnë njerëzit të gjejnë punë.
Si i/e sapoardhur, shpesh është ide e mirë të bisedoni me një këshilltar/e punësimi
me eksperiencë për t'u siguruar që mënyra juaj e të kërkuarit punë është e
përshtatshme, veçanërisht nëse ju hasni në vështirësi për t'u marrë në intervistë.
Job Network services (shërbime për t’ju ndihmuar për të gjetur punë)
Nën Job Network (Shërbimi për gjetje të punës) gjenden një numër shërbimesh
punësimi.

6 Strehimi

6 Strehimi


Qiramarrja e shtëpive private ose apartamenteve
Marrja me qira e shtëpive zakonisht bëhet nëpërmjet një Real Estate Agent (Agjenti
për Shitblerjen dhe lëshimin me qira të Pronave të Paluajtshme) ose direkt nga të
zotët privat. Pronat që jepen me qira zakonisht reklamohen në gazetat e përditshme,
sidomos të Mërkurave dhe të Shtunave nën seksionet ‘To Let’ dhe ‘Accommodation
Vacant’. Ju mund të shkoni edhe në zyrën e Real Estate dhe të shikoni listën e
shtëpive që kanë ata gati për t’u dhënë me qira. Një dokument i quajtur "lease"
(kontratë qiradhënie) është dokument ligjor të cilin e firmosni kur bini dakort të merrni
një pronë me qira për një periudhë të caktuar kohe. Mos nënshkruani kontratën
nëse nuk i keni kuptuar plotësisht kushtet e parashtruara në dokument, sepse
pas nënshkrimit jeni të lidhur nga ana ligjore në bazë të pikave dhe kushteve të
asaj kontrate.

5 Ligji dhe zakonet Australiane

5 Ligji dhe zakonet Australiane

Njohja dhe kuptimi i zakoneve dhe ligjeve Australiane ju ndihmon t'i përshtateni jetës
në komunitetin Australian. Australia është një shoqëri tolerante me njerëz nga
prejardhje kulturore dhe etnike të ndyshme. Australia inkurajon emigrantët që të
ndajnë me të tjerët dhe të vazhdojnë kulturën e tyre tradicionale. Nga ana e tyre, prej
emigrantave pritet që të respektojnë zakonet Australiane dhe të zbatojnë ligjet
Australiane, dhe të respektojnë në mënyrë të barabartë kulturat e tjera.
Disa zakone dhe ligje Australiane mund t’ju duken ndryshe nga ato të vendit tuaj të
mëparshëm.

4 Ku te shkoni per ndihme

4 Ku të shkoni për ndihmë









Adult Migrant English Program (AMEP) 

(Programi i Anglishtes për Emigrantët e Moshës së Rritur)
Mësuesit e ‘AMEP’ jo vetëm që mund t’ju ndihmojnë me gjuhën Angleze por ata edhe
mund t’ju ndihmojnë të kuptoni mënyrat e jetesës Australiane si dhe aktivitetet e
përditshme si shërbimet bankare, pazaret, aplikimet për punë dhe pjesëmarrjen në
komunitet. Njerëzit në klasën tuaj mund të ndodhen në rrethana të ngjashme me ju
dhe mund të kenë të dhëna të dobishme për ju. Për më shumë informacion për
AMEP, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).


3 Sherbimet e Urgjences

3 Shërbimet e Urgjencës




Në raste urgjencash, telefononi 000, për:


Police (Policinë)
 

• Ambulance (Ambulancën)
 

• Fire Brigade (Zjarrfiksat)

Telefonatat 000 janë falas. Qëndroni gati që të jepni emrin tuaj, adresën, numrin e
telefonit (nëse keni), si dhe llojin e shërbimit që kërkoni.

2 Ndihme me Anglishten














Shërbimet e përkthimeve me gojë dhe me shkrim

INTERPRETING (PËRKTHIMET ME GOJË)
Nëse nuk flisni mirë Anglisht, agjensitë qeveritare duhet t’ju sigurojnë një përkthyes
për t’ju ndihmuar që të kryeni punë në atë agjensi. Shumë shpesh ju sigurohet
përkthimi përmes telefonit. Nëse është e nevojshme, agjensitë Qeveritare mund të
marrin një përkthyes që të jetë i pranishëm në takim.

Ju mund të merrni një kartë speciale falas në Sportelet Qeveritare të ACT për t'ia
treguar agjencive të qeverisë, që iu kërkon atyre t'ju sigurojnë ju ndihmë me përkthim
(shikoni Kapitullin 4, Where to go for help (Ku të shkoj për ndihmë)) ose duke
telefonuar:

1 Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes

1   Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes



Lista e mëposhtëme ju tregon disa nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni sa
më shpejt që të jetë e mundur.

Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze

E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze

Komunikimi në Anglisht është shumë me rëndësi dhe çelësi i vendosjes tuaj të
suksesshme.
Kurset e mësimit të gjuhës angleze për të sapoardhurit në Australi jepen nga Adult
Migrant English Program (AMEP) (Programi i Gjuhës Angleze për Emigrantët e
Moshës së Rritur). Si banor i ri ju mund të keni të drejtë që të merrni 510 orë të
mësimit të gjuhës Angleze falas. Regjistrohuni sa më shpejt të jetë e mundur ose
mund ta humbni këtë të drejtë! Për më shumë informacion dhe për adresat se ku
mund të regjistroheni, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).

Hapni nje llogari bankare - Regjistrohuni me Centrelink

C. Hapni një llogari bankare

Njerëzit në Australi zakonisht i mbajnë paratë nëpër banka, shoqëri ndërtimore apo
unione kreditore. Australianët përdorin karta bankare dhe karta krediti për shumë
qëllime.
Është e këshillueshme të hapni një llogari bankare brenda gjashtë javëve pas
ardhjes, për arsye se zakonisht do t’ju duhet vetëm pasaporta si dokument
identifikimi. Pas gjashtë javësh, që të hapni një llogari bankare do t’ju duhen
dokumente të tjera shtesë, dhe mund ta keni të vështirë nëse ju nuk keni shumë
dokumenta të tjera. Jepini bankës suaj Numrin e Taksës që të evitoni tarifat e larta të
taksimit mbi interesin e fituar.

Regjistrohuni ne Medicare

B. Regjistrohuni në Medicare dhe mendoni rreth mundësisë së
shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore private (kundrejt një
shume, paguar rregullisht kompanisë së siguracionit).



Qeveria Australiane ju ndihmon me shpenzimet mjekësore përmes një skeme që
quhet Medicare. Ju mund të keni të drejtë që të regjistroheni në Medicare dhe të
shfrytëzoni menjëherë shërbimet dhe programet mjekësore si shërbimet spitalore
falas, ndihmën me shpenzimet e kujdesit jashtë-spitalor dhe mjekimet e
subvencionuara.

Beni kerkese per Tax File Number

A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)

Më përpara bëni këtë gjë. Të gjithë ata që marrin të ardhura në Australi kanë nevojë
për Tax File Number. Të ardhurat përfshijnë rrogën nga punësimi, paratë e fituara
nga investimet dhe pagesat nga qeveria.