Hapni nje llogari bankare - Regjistrohuni me Centrelink

C. Hapni një llogari bankare

Njerëzit në Australi zakonisht i mbajnë paratë nëpër banka, shoqëri ndërtimore apo
unione kreditore. Australianët përdorin karta bankare dhe karta krediti për shumë
qëllime.
Është e këshillueshme të hapni një llogari bankare brenda gjashtë javëve pas
ardhjes, për arsye se zakonisht do t’ju duhet vetëm pasaporta si dokument
identifikimi. Pas gjashtë javësh, që të hapni një llogari bankare do t’ju duhen
dokumente të tjera shtesë, dhe mund ta keni të vështirë nëse ju nuk keni shumë
dokumenta të tjera. Jepini bankës suaj Numrin e Taksës që të evitoni tarifat e larta të
taksimit mbi interesin e fituar.



D. Regjistrohuni me Centrelink (Shërbimin Social)
Centrelink-u, një agjensi qeveritare ju jep ndihmë për të kërkuar punë, jep pagesat e
sigurimit social si dhe ndihma të tjera. Banorët e sapoardhur mund të regjistrohen me
Centrelink-un për të marrë ndihmë kur kërkojnë punë, për të gjetur ndihmë në njohjen
e kualifikimeve joaustraliane (d.m.th. kualifikimet e fituara në atdhe e gjetkë) si dhe
për t’u futur në kurset e duhura (përkatëse). Centrelink gjithashtu ka një formular
aplikimi për Numrat e Taksës dhe mund t’ju asistojë që ta dorëzoni formularin e
aplikimit me Zyrën e Taksave, me qëllim që të mos vonohet e drejta për pagesat
tuaja.
6
Nëse keni fëmijë, ju do të mund të keni të drejtë që të merrni pagesa të sponsorizuara
nga qeveria për familjet si ndihmë kundrejt shpenzimeve të rritjes së fëmijëve

No comments:

Post a Comment