Beni kerkese per Tax File Number

A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)

Më përpara bëni këtë gjë. Të gjithë ata që marrin të ardhura në Australi kanë nevojë
për Tax File Number. Të ardhurat përfshijnë rrogën nga punësimi, paratë e fituara
nga investimet dhe pagesat nga qeveria.



Ju mund të regjistroheni nepërmjet internetit gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditët e javës.
Përndryshe formularët merren prej Centrelink ose Australian Taxation Office
(ATO) (Zyrës Australiane të Taksave), e cila është në numëratorin telefonik White
Pages (Faqet e Bardha), ose ju mund tëtelefononi ATO-në dhe të kërkoni që t’ju
dërgohet një formular.

Australian Taxation Office 13 2861
Regjistrimi nepërmjet internetit për Tax File Number
bëhet në adresën në këtë website
www.ato.gov.au/individuals

No comments:

Post a Comment