Emigrante ne Australi

Pëshëndetje të gjithë shqiptarëve që janë down under në Australi!!!

Ky është një manual për proçedurat e që duhet të ndjekin emigrantët që kanë fituar statusin e emigrantit në Australi. Ka shumë informacione të dobishme për të gjithë ju atje.
Mirëse erdhët në Australi e veçanërisht në Canberra!


Qeveritë e Komonuellth-it, Shteteve, Territoreve dhe ato lokale të Australisë, së bashku me agjensitë joqeveritare u sigurojnë banorëve Australianë një sërë shërbimesh. Kjo broshurë ju jep informacion lidhur me llojet e shërbimeve dhe ndihmën që ju jepet, dhe se ku mund të shkoni dhe të merrni këshilla. Ato që hyjnë si refugjatë apo me mënyra humanitare duhet t’i përmbahen edhe informacionit të dhënë posaçërisht nga Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene). Canberra është kryeqyteti i Australisë dhe qendra administrative për qeverinë federale të vendit. E formuar që në 1913 Canberra ka shumë ndërtesa nacionale si Parliament House (Shtëpinë e Parlamentit), War Memorial (Lapidarin e Luftës) dhe National Gallery of Australia (Galerinë Nacionale të Australisë). Qyteti i Canberras është i vendosur në Australian Capital Territory (ACT). ACT nuk është në shtet por pak a shumë ka një qeveri përgjegjësitë e të cilës janë të ngjashme si me ato të qeverisë shtetërore edhe asaj lokale. Kjo broshurë ju jep informacion mbi disa nga shërbimet e dhëna nga Qeveria e ACT. Ju lutemi të gjeni kohë dhe ta lexoni këtë broshurë me kujdes. Ne besojmë se do t’ju ndihmojë ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi. Ju duhet të përdorni botimin e fundit, që gjendet në shumicën e zyrave të shërbimeve të vendosjes dhe përmes faqes së rrjetit website ‘Settling in Australia’ www.immi.gov.au/settle. Ne ju sugjerojmë që në fillim të lexoni cc 1-4. Këta merren me çështjet e rëndësisë së veçantë që lindin gjatë javëve të para të qëndrimit. Problemet që do t’ju duhet të përballoni ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi janë komplekse dhe në ndryshim. Do të ketë sfida por edhe shpërblime. Në fund, suksesi juaj do të varet nga vetë përpjekjet tuaja, si dhe nga vullneti i atyre që dëshirojnë t’ju ndihmojnë. Mirëse erdhët dhe fat të mbarë!


1   Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes

2    Ndihmë me Anglishten

3    Shërbimet e Urgjencës

4    Ku të shkoni për ndihmë

5    Ligji dhe zakonet Australiane

6    Strehimi

7    Punësimi

8    Sigurimi Social

9    Transporti

10  Arsimi dhe çerdhet

11 Sistemi Shëndetësor

12 Argëtimi dhe Media

13 Departamenti i Imigracionit dhe 
    Çështjeve Multikulturore e Indigjene



No comments:

Post a Comment