5 Ligji dhe zakonet Australiane

5 Ligji dhe zakonet Australiane

Njohja dhe kuptimi i zakoneve dhe ligjeve Australiane ju ndihmon t'i përshtateni jetës
në komunitetin Australian. Australia është një shoqëri tolerante me njerëz nga
prejardhje kulturore dhe etnike të ndyshme. Australia inkurajon emigrantët që të
ndajnë me të tjerët dhe të vazhdojnë kulturën e tyre tradicionale. Nga ana e tyre, prej
emigrantave pritet që të respektojnë zakonet Australiane dhe të zbatojnë ligjet
Australiane, dhe të respektojnë në mënyrë të barabartë kulturat e tjera.
Disa zakone dhe ligje Australiane mund t’ju duken ndryshe nga ato të vendit tuaj të
mëparshëm.



Zakonet Australiane
Shoqëria Australia është një shoqëri që pranon njerëz nga shumë kultura të
ndryshme. Gati një e katërta e popullatës Australiane ka lindur jashtë kurfijëve të
Australisë. Janë rreth 200 kombe paraardhëse që përbëjnë popullaten e Australisë.
Ndonëse gjuha Angleze është gjuha kombëtare, Australianët flasin afërsisht 200
gjuhë gjithsej. Individët inkurajohen që ta ruajnë dhe t’u tregojnë të tjerëve rreth
besimeve dhe praktikave kulturore që kanë. Gjithashtu të respektojnë të drejtën e
gjithë secilit për të bërë të njejtën gjë brenda kuadrit të ligjit Australian.
Ka rëndësi të njihen dhe të mbahen parasysh disa zakone të thjeshta që të
stabilizoheni dhe të zini vendin tuaj në shoqërinë Australiane.

Takimi dhe komunikimi me njerëzit
Kur takoni dikë për herë të parë, është normale ndërsa i shikoni ato në sy që t'i tokni
dorën e djathtë me dorën tuaj të djathtë. Njerëzit që nuk njihen paraprakisht,
zakonisht nuk puthen as nuk përqafohen kur takohen.
Shumë Australian, kur flasin me dike, e shikojnë bashkëfolësin në sy, si shenjë
respekti dhe për ta lënë bashkëfolësin të kuptojë që po e dëgjon se ç’flet. Megjithatë,
duhet ta keni parasysh, se shikimi drejt në sy gjatë bisedimit i bën disa njerëz ta
ndjejnë vehten në siklet apo të turpërohen.
Kur Australianët takojnë dikë për herë të parë, ata mënjanojnë bërjen e pyetjeve
direkte dhe personale si psh për moshën, martesën, fëmijtë ose paratë.
Me përjashtim të rastit kur ju kanë prezantuar dike me emrin e tyre, apo në rast se ju
kërojnë që t’i flisni me emrin e parë, është zakon t’ju flitet njerëzve me titullin e tyre
dhe me mbiemrin. (P.sh. Mr. Wong – Zoti Wong. Ms Smith, - Zonjusha Smith, Mrs
Brown – Zonja Brown, Dr Lee – Dr Lee). Zakonisht në vendin e punës përdoret
vetëm emri i parë, gjithashtu Australianët kur flasin me shokë e shoqe thërrasin njeri
tjetrin vetëm me emrin e parë.

Sjellja e hijshme
Australianët zakonisht thonë “Please” - “Të lutem” kur kërkojnë diçka ose ndonjë
shërbim dhe thonë zakonisht edhe “thank you” “faleminderit” kur dikush i ndihmon
ose u jep atyre diçka. Po të mos thoni “please” dhe “thank you” do të quhej sjellje e
pahijshme.
Australianët thonë zakonisht “excuse me” “më falni” për t’ja tërhequr vëmendjen dikujt
dhe “sorry” “më fal” kur ato përplasen padashje. Australianët e përdorin “excuse me”
apo “pardon me” kur ato gromësijnë si dhe kur nxjerrin gazra me zhurmë pa dashje
nga goja para njerëzve si në publik po ashtu edhe në shtëpi.
Duhet të përpiqeni të arrini në orar gjithmonë kur keni mbledhje apo takime të
ndryshme zyrtare. Në se e shihni që do të vonoheni, përpiquni ta telefononi personin
me të cilin keni lënë takim për të lajmëruar që do të vonoheni. Kjo gjë ka rëndësi të
madhe kur keni takime zyrtare për arsye se mund t’ju thonë se duhet ta paguani
kohën që jeni vonuar. Po ta harroni takimin zyrtar gjithashtu mund t’ju thonë ta
paguani në se nuk lajmëroni paraprakisht që do të mungoni. Për një njeri që vjen
gjithmonë me vonesë mund të krijohet përshtypja se tek ai / ajo nuk mund të kesh
besim.
Shumica e Australianëve përdorin shami hundësh apo piceta prej letre për t’i fryrë
hundët. Nuk i frynë përtokë apo në trotuarë. As nuk pështyjnë përtokë / trotuarë.
Shumë njerëz do të thonë “bless you” kur të dëgjojnë që tështinë. Kjo shprehje nuk
ka asnjë nënkuptim fetar.
Ka rëndësi ta dini që ka sjellje që jo vetëm quhen të pahijshme por janë edhe të
kundraligjshme. Si shembull të sharat në vende publike, të shtyrit kur ndodhesh në
rradhë si dhe urinimi apo dalja për nevojat e tjera personale kudo, përveç në WC-të
publike apo private (nevojtoret).

Veshja
Shoqëria Australiane është e përbërë nga një shumëllojshmëri kombesh. Kjo gjë
reflektohet në larminë e madhe të veshjeve të ndryshme që shikon tek njerëzit nga
sfera dhe vende të ndryshme. Ligje apo rregulla për mënyrën e veshjes pothuaj nuk
ka fare (janë të pakta). Megjithatë, janë vendosur rregulla rreth mënyrës së veshjes
në vendet e ndryshme të punës dhe në disa vende ku ndërtohet. Për shembull,
çizme të ndryshme si dhe helmeta apo kasketa të forta duhen mbajtur sipas
kërkesave të vendit të punës, për ta siguruar punëtorin nga rreziqet. Ushtarakët si
dhe punonjësit e disa bizneseve mbajnë uniformë.
Klubet e ndryshme, kinematë, si dhe vende të tjera mund të kenë si kërkesë që
anëtarët dhe klientët e tyre të vishen pastër dhe në mënyrë të rregullt., me këpucë
apo sandale por jo shapka.
Shumë njerëz preferojnë të vishen me rroba jo formale (p.sh me xhinsa etj.) sepse
ndjehen më rehat ose që t’i përshtaten rrethit shoqëror ku ndodhen, apo klimës.
Shumë njerëz vishen me rrobat e tyre tradicionale sipas zakonit apo për arsye fetare.
Si p.sh. veshja e murgjërve me rrobat e gjata gjer në fund të këmbëve, apo me gjëra
të ndryshme për ta mbuluar kokën siç janë, shamija e kokës, “turban” (që mbajnë
burrat Indian) etj, si dhe veshje të tjera tradicionale.

Shprehje të përditshme Australiane
Shumë shprehje të zakonshme apo të përditshme Australiane mund t’ju duken
njerëzve që vijnë për herë të parë në Australi si të çuditshme. (Si pa kuptim). Në se
nuk jeni të sigurt për domethënjen e ndonjë shprehjeje mund të pyesni, nuk ka gjë.
Po ju parashtrojmë disa shembuj të këtyre shprehjeve që mund të mos kuptohen
• “Bring a plate”: është një shprehje që përdoret në raste kur ju ftojnë për të
marrë pjesë në ndonjë gosti shoqërorë apo edhe për të festuar së bashku me
njerëzit e punës. “Bring a plate”, dhe do të thotë të sillni në gosti një pjatë të
përgatitur me ndonjë ushqim.
BYO – kjo është shkurt për “Bring Your Own” që do të thotë: sille me vehte
pijen. Mund të jetë alkool, pije feskuese apo ujë. Disa restorante janë BYO.
Mund të sillni me vehte shishet e verës. Megjithatë zakonisht kërkojnë para
për gotat që ua japin edhe për larjen e tyre. Kjo lloj pagese për shërbimin e
gotave quhet: “corkage”.
Fortnight – kjo është një periudhë dyjavore. Shumë njerëz në Australi
paguhen çdo dy javë. (Marrin rrogen një herë në dy javë)

Barazia dhe Qëndrimi Kundra Diskriminimit
Ju keni të drejtën të respektoheni dhe nevojat tuaja të konsiderohen njësoj si të të
tjerëve. Askush nuk duhet të trajtohet ndryshe nga të tjerët për shkak të racës,
përkatësisë kombëtare, vendlindjes, gjinisë, gjendjes civile, shtatzanisë, besimit
politik dhe fetar, paaftësisë truporëmendore ose preferencës seksuale. Kjo vlen për
shumicën e fushave, duke përfshirë punësimin, arsimin, strehimin, blerjen e të mirave
materiale dhe shfrytëzimit të shërbimeve që ofrohen nga mjekët, bankat dhe hotelet.
Në veçanti, burrat dhe gratë janë të barabartë para ligjit si dhe për të gjitha gjërat e
tjera.
Është e kundraligjëshme ta ofendosh, ta shash, ta ulesh apo ta frikësosh një person
apo një grup njerëzish për shkak të racës, gjinisë, gjendjes civile, shtatzansisë apo të
besimeve fetare dhe politike që mund të kenë.
Quhen të papranueshme një sërë veprimesh (nganjëherë cilësohen si ”urrejtje
racore”) ku përfshihen të folurit, të kënduarit, apo bërja e gjesteve të ndryshme në
vende publike. Mund të quhen si të tilla edhe vizatimet, imazhet (figurat vizuale) si
dhe botime të ndryshme si gazetat, pamfletat dhe faqet e internetit.
Human Rights and Equal Opportunity Commission – Komisioni i të Drejtave të
Njeriut dhe Barazisë para Mundësive për Punë etj, (HREOC-ja) merret me
zbatimin e ligjit të Komonuellthit në fushën e të drejtave të njeriut, të diskriminimit, të
drejtësisë shoqërore dhe së drejtës që kanë njerëzit për të ruajtur jetën e tyre private.
Human Rights & Equal Opportunity Commission 1300 656 419


Shkeljet e Kodit Penal- Krimet

Krimi zakonisht përcaktohet si një sjellje ose akt i kundraligjshëm dhe mund të
rezultojë me dënime. Pritet nga gjithësecili në Australi bindje ndaj gjithë ligjeve
Australiane në fuqi.
.
Australian Police Multicultural Advisory Bureau (03) 9603 8341
Ritet fetare si dhe zakonet kulturore duhet të ekzistojnë brenda ligjeve ekzistues
Australiane. Për shembull, ligjet në shtetet dhe territoret Australiane ndalojnë ritet e
disa vendeve që zbatojnë dhunën në familje si dhe genital mutilation.
Në se keni qenë dëshmitar në ndonjë shkelje ligjore ose keni informacion që mund ta
ndihmojë policinë në zgjjidhjen e ndonjë krimi, telefononi në këtë numër:
Crime Stoppers 1800 333 000

DHUNA NE FAMILJENë Australi dhuna karshi një personi tjetër është e kundraligjshme. Kjo shkelje merret
shumë seriozisht. Me “dhunën në familje” përshihet dhuna brenda shtëpisë dhe
brenda çiftit të martuar. Dhuna në familje do të thotë viktima pëson ose ka frikë që
mund të pësojë goditlje fizike, seksuale ose psikologjike, izolim të detyruar me forcë
apo mangësi ekonomike (kur nuk ja lejon bashkëshorti etj të drejtën e mbajtjes apo të
harxhimit të parave). Për informacione të tjera telefononi:
Domestic Violence (Linjë telefonike për urgjenca, e hapur 24 orë)
6280 0900
Shërbime dhe Këshillime me Psikolog
PO Box 1922
Fyshwick ACT 2609
Fëmijët mbrohen me ligj nga abuzimi dhe dhuna në të dyja rastet, si në shtëpi edhe
në shkollë. Kushdo që gjendet me faj me këto shkelje ligjore dënohen me ligj. Në se
ju ose dikush që njihni ka nevojë për t’u mbrojtur nga dhuna apo abuzimi, duhet të
njoftoni policinë ose Child Abuse Prevention Service – Shërbimi për Parandalimin e
Abuzimit ndaj Fëmijëve (shikoni Kapitullin 3, Shërimet e Urgjencës), ose kërkoni
ndihmë nga njëra prej organizatave në listën e Kapitullit 4, Ku të Shkoni për Ndihmë.
Child Abuse Prevention Service 1800 688 009

Men’s Line Australia (Linja telefonike për Burrat Australian) ofron këshillime me
psikologë, informacion dhe shërbime referimi për të ndihmuar meshkujt në
përmirësimin e aftësive të tyre për të patur sukses në lidhjet e tyre të ngushta dhe për
t’i përballuar sfidat që hasin kur përballohen me çrregullime (prishjen) e jetës së tyre
familjare apo në marrëdhënjet e ngushta që janë të rëndësishme për ta. Kjo linjë
telefonike ofron përkrahje dhe ndihmë edhe për gratë dhe anëtarët e tjerë të familjes
që shqetësohen për mirëqënjen e burrit, babait apo partnerit të tyre. Për
informacione të tjera shikoni faqen e internetit www.menslineaus.org.au ose
telefononi:
Men’s Line Australia (Linja Telefonike për Burrat Australian) 1300 789 978
Linja është e hapur 24 orë

Drejtimi i AutomjetevePër të ngarë çfarëdo lloj makine në Australi duhet të keni një patentë shoferi.
Gjithashtu automjeti që drejtoni duhet të jetë e regjistruar në qeveri. Për informacione
rreth patentave të automjeteve si dhe të regjistrimit të tyre, shikoni Kapitullin 1, Çfarë
duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes.
Shkelja e ligjeve të trafikut mund të sjellë gjoba të mëdha, humbjen e patentës së
shoferit, bile edhe burgim. Ka rripa sigurimi që quhen ndryshe edhe ”restraints” –
”pengesa” në çdo makinë. Këto shërbjenë për t’i siguruar të rriturit, fëmijët dhe bebet
për t’i ndihmuar të mos vriten në raste të aksidenteve. Ligji thekson se çdo njeri që
udhëton në makinë duhet të mbajë rripin e sigurimit apo ulësen e duhur për fëmijët
sipas moshave. Në se bëni aksident rrugor, duhet ta lajmëroni policinë menjëherë.
Ligjet janë veçanërisht strikte për kufirin e shpejtësisë si dhe drejtimin e automjetit
pas konsumimit të alkoolit. Nivelet e lejuara të alkoolit në gjak ndryshojnë nga shteti
në shtet dhe në përputhje me klasin e patentës që ka shoferi. Për informacione të
tjera shikoni faqen e internetit: www.alcoholguidelines.gov.au ose kontaktoni:
Alcohol Guidelines 6205 4545

Duhani dhe Pijet
Pirja e duhanit ndalohet në një numër në rritje vendesh në Australi, duke përfshirë
shumicën e zyrave qeveritare, klinikat shëndetësore dhe vendet e punës. Në disa
Sshtete e Tterritore pirja e duhanit është e ndaluar edhe në restorante e shitore.
Ndalimi i duhanit tregohet shpesh, por jo gjithmonë me shenja.
Shitja e produkteve të duhanit personave të moshës jo-madhore (persona nën 18
vjeç) është kundravajtje për shitësat. Shitja e duhanit tek një person i moshës jomadhore
është e ndaluar në shumicën e Shteteve dhe Territoreve.
Pirja e alkoolit është veprim i ligjshëm në Australi por vetëm në vende të caktuara dhe
në raste të caktuara. Një person që i shet alkool një personi të moshës jo-madhore
(nën moshën 18 vjeçare- një i "mitur") kryen kundravajtje. Gjithashtu, është e
jashtëligjshme për një person të moshës jo-madhore të pijë alkool jashtë pronave
private siç është shtëpia e vet. Pirja e alkoolit ndalohet edhe në disa vende publike.

MjedisiMjedisi i pastër dhe mbrojtja e natyrës janë shumë të rëndësishme për Australianët.
Krijimi i mbeturinave, ndotjes dhe hedhja e tyre pa leje është e jashtëligjshme.
Kafshët, peshqit, butakët dhe bimët e vendit janë të mbrojtura me ligj. Mos shkoni për
gjueti, të zëni peshk ose të mbliedhni bimë ose butakë pa kontrolluar nëse keni
nevojë për leje. Gjithashtu, ka rregulla të veçanta të cilat ruajnë National Parks
(Parqet Kombëtare) nga dëmtimi.

ZhurmaKa ligje që mbrojnë Australianët nga zhurma e tepruar. Rregullat ndryshojnë ndërmjet
Shteteve dhe Territoreve, dhe gjithashtu varen nëse zona është për përdorim
kcomercial, industrial ose për banim. Në përgjithësi komshijtë i tolerojnë zhurmat e
rralla, por nëse janë të shpeshta, tepër të larta ose ndodhin natën, kanë të drejtë të
ankohen në Komunen ëshillin lokale, në autoritetin tek përfaqsuesi ei Shtetit ose i të
Territorit për ambjentin, ose në polici.
Për më shumë informacion mbi ndotjen e ambjentit dhe zhurmat, për të regjistruar një
ankesë, dhe për shërbime të tjera për ambjentin, telefononi:
Environment ACT 6207 9777
Pas orarit zyrtar Canberra Connect 13 2281

Kafshët
Australia ka ligje për mbrojtjen e kafshëve nga keqtrajtimi ose neglizhimi. Njerëzit që
keqtrajtojnë kafshët dhe zogjtë mund t’ju vihet gjobë ose dhe mund të burgosen. Ka
ligje lokale se si duhet të mbahen kafshët shtëpijake në shtëpi. Kafshët shtëpijake si
qentë është e nevojshme të regjistrohen në këshillin tuaj lokal. Shikoni nën Dog
(Qeni) në Government Section (në Seksionin e Qeverisë) të White Pages.


No comments:

Post a Comment