4 Ku te shkoni per ndihme

4 Ku të shkoni për ndihmë









Adult Migrant English Program (AMEP) 

(Programi i Anglishtes për Emigrantët e Moshës së Rritur)
Mësuesit e ‘AMEP’ jo vetëm që mund t’ju ndihmojnë me gjuhën Angleze por ata edhe
mund t’ju ndihmojnë të kuptoni mënyrat e jetesës Australiane si dhe aktivitetet e
përditshme si shërbimet bankare, pazaret, aplikimet për punë dhe pjesëmarrjen në
komunitet. Njerëzit në klasën tuaj mund të ndodhen në rrethana të ngjashme me ju
dhe mund të kenë të dhëna të dobishme për ju. Për më shumë informacion për
AMEP, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).




Qendrat Përkrahëse për Migrantë dhe Agjensitë e Shërbimit për Migrantë

Migrant Resource Centres (MRCs) dhe Migrant Service Agencies (MSAs) kanë
nëpunës që ju japin ndihmë dhe informacion kur arrini në Australi, veçanërisht nëse
vini nga një vend ku nuk flitet gjuha Angleze. Ata mund t’ju drejtojnë në shërbime të
tjera të dobishme.

MRC-ja lokale ofron kurse të ndryshme, duke përfshirë bisedime në klasë në gjuhën
Angleze, për t’i ndihmuar të porsaardhurit që të stabilizohen. Për prindërit që
vazhdojnë këto kurse sigurohen. kopshte dhe çerdhe për kujdesjen e fëmijëve.
Shikoni mëposhtë për vendndodhjen e MRC-së apo MSA-në më të afërt dhe duhet të
jetë një nga pikat e para të takimit pas mbrritjes në Australi.

Kontaktoni:
Migrant Resource Centre of Canberra and Queanbeyan Inc
1st Floor, Griffin Centre
Bunda Street
CIVIC ACT 2601
Telefoni: 6248 8577



Organizatat etnike dhe të komunitetit

Ka shumë organizata etnike dhe të komunitetit që mund t’ju ndihmojnë ose të ju
rekomandojnë tek ato që mund t'ju ndihmojnë juve. Ka gjithashtu klube, shoqata dhe
organizata fetare, anëtar i të cilave mund të dëshironi të bëheni. Ato janë shënuar
nën ‘Clubs’ dhe ‘Organisations’ në numëratorin telefonik të quajtur Yellow Pages
(Faqet e Verdha). Qendra juaj Përkrahëse për Emigrantë ose Agjensia e Shërbimit
për Emigrantë janë të gatshëm t’ju japin listën e klubeve dhe organizatave që mund
t’ju përshtaten nevojave dhe interesave tuaja.

Organizatat e ndryshme me fonde nga Qeveria, siç është Community Settlement
Services Scheme (CSSS) (Skema e Shërbimeve të Komunitetit për Vendosjen e
Personave të Sapoardhur), ofrojnë shërbime që ndihmojnë në stabilizimin e njerëzve
nepërmjet një sërë aktivitetesh.


Ju mund të kontaktoni ne:
Woden Community Service
Corinna Street
WODEN
Telefoni: 6282 2644

Belconnen Community Service
Chandler Street
BELCONNEN
Telefoni: 6251 0200



Punonjësit për të rinjtë
Punonjësit për të rinjtë janë njerëz të kualifikuar dhe me përvojë, të cilët punojnë me
të rinjtë. Ata pajisin të rinjtë me informacion, ndihmë dhe veprimtari në mjedis të
shëndoshë dhe punojnë në Qendra Rinore, Qendra Përkrahëse Emigrantësh dhe
Këshillat.

Ndihma LigjoreNë çdo Shtet dhe Territor ndodhen organizata të komunitetit që punojnë për të
informuar njerëzit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre ligjore, dhe për t’i
përmirësuar ( me anë të informimit) mundësitë e tyre për t’u lidhur më mirë me
sistemin e drejtësisë.

Ju mund të kontaktoni:
Law Society of the ACT
Legal Advice Bureau
1st Floor, 1 Farrell Place
CIVIC ACT 2601
Telefoni: 6247 5700


Legal Aid Office (ACT)
4 Mort Street
CIVIC ACT 2601
Telefoni: 6243 3411
Telefoni: 1300 654 314

Për ndihmë në çështjet ligjore lidhur me sigurimin social:

Welfare Rights and Legal Centre 6247 2177
Havelock House
Gould Street
TURNER ACT 2612
Për ndihmë lidhur me problemet e borxheve:

CARE Financial Counselling Service 6257 1788
Waldorf Apartments
Shop 16, Level 1
2 Akuna Street
CANBERRA ACT 2601

Dhuna
Ekzistojnë shërbime të ndryshme për të ndihmuar viktimat e krimeve apo të dhunës,
duke përfshirë edhe dhunën në familje. Njerëz të tjerë ndihmojnë gratë dhe burrat, si
dhe familjet e tyre për t’i përballuar streset që shpesh herë kontribuojnë në
shpërthimin e dhunës në familje. Ju lutem shikoni kapitullin 5, Zakonet dhe Ligjet
Australiane.

Dhuna në Familje (Linjë telefonike për urgjenca, e hapur 24 orë)
6280 0900
Shërbimi i Parandalimit të Dhunës Ndaj Fëmijëve 1800 688 009

Të Drejtat e Konsumatorit
Zyrat e Ombudsman-it hetojnë ankesat për organizatat qeveritare, kompanitë private
në disa industri. Ato mund të marrin masa që t’u japin fund praktikave të trajtimeve të
paligjshëm, të padrejta ose diskriminuese ndaj jush, ose të ndërhyjnë në përpjekje
për një rezultat më të drejtë për ju (kur nuk jeni dakort me ndonjë vendim)
Australian Broadcasting Authority (ABA) Organi Autoritar i Transmetimeve në
Australi, bën hetime të ankesave të njerëzve rreth përmbajtjes së papërshtatshme të
shërbimeve të transmetimit të radios, televizionit dhe të internetit. Fillimisht ankesat
duhet t'i drejtohen pronarit të shërbimit. Në se nuk zgjidhjet çështja e ankesës keni të
drejtë ta dërgoni ankesën tuaj organit ABA. Për më shumë informacion, shikoni faqen
e internetit www.aba.gov.au ose tefefononi në numrat e poshtëshënuara:

ABA (Thirrje telefonike falas) 1800 226 667
TTY 02 9334 7777

Australian Competition and Consumer Commission (ACCC) (Komisioni
Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit) u jep konsumatorëve një mbrojtje ndaj
praktikave biznesore të padrejta në fushat e vendosjes së çmimeve dhepraktikave
tregtare të padrejta. Ky Komision mbron konsumatorët edhe ndaj praktikave që janë
kundra konkurimit. Së fundi, i mbron konsumatorët edhe në lidhje me sigurinë e
prodhimeve.



Disa numra kontakti janë:

ACT Ombudsman (Ombudsmani i ACT) 1300 362 072
Commonwealth Ombudsman
(Ombudsmani i Commonwealth-it) 1300 362 072
Advertising Standards Bureau
(Byroja e Standarteve të Reklamimit) 6262 9822
Australian Banking Industry Ombudsman
(Ombudsmani Australian i Industrisë Bankare) 1300 780 808
Credit Union Dispute Resolution Centre 1800 624 241
Credit Union Ombudsman 1300 139 220
Insurance Enquiries and Complaints 1300 780 808
Superannuation Complaints Tribunal (SCT) 1300 884 114
Australian Competition and Consumer Commission
(Komisioni Australian i Konkurrencës & Konsumatorëve) 1300 302 502
Financial Industry Complaints Service
(Shërbimi i Ankesave për Industrinë e Financave) 1300 780 808
Private Health Insurance Ombudsman
(Ombudsmani i Sigurimit Shëndetësor Privat) 1800 640 695
Telecommunications Industry Ombudsman
(Ombudsmani i Industrisë së Telekomunikacionit) 1800 062 058


ACT Government Shopfronts
Shopfronts Ndërlidhëse Qeveritare të ACT, një shërbim i Qeverisë, kryejnë
shërbime në sportel si me dhënë informacion, me marrë pagesa dhe qira për
strehimin publik, dhe me lëshu leje të reja.
Canberra Connect 13 2281
Ose telefononi
Për më shumë informacin rreth Qeverisë së ACT, ju mund të vizitoni faqen e tyre të
internetit në www.act.gov.au. Ose www.canberraconnect.act.gov.au

Bibliotekat e ACT
Qeveria e ACTmirëmban biblioteka në të cilat njerëzit mund abonohen për të marrë
libra hua falas. Bibliotekat kanë ose mund të porosisin libra në gjuhë të ndryshme veç
Anglishtes. Në disa biblioteka ju mund të përdorni edhe internetin (falas). Për më
shumë informacion shikoni faqen e internetit www.library.act.gov.au ose telefononi
Customer Information Centre 6205 9000

Commonwealth Regional Information Services (CRIS)
Commonwealth Regional Information Services (CRIS) (Shërbimi Informativ i
Komonuvellthit për Krahinat) është një shërbim informativ për shërbimet qeveritare të
Commonwealth-it dhe programet për Australinë rurale dhe rajonale. Ky shërbim
informativ nxjerrë në shtyp The Commonwealth Regional Information Directory
(Udhëzuesi Informativ Rajonal i Komonuellthit), të cilin mund ta merrni duke
telefonuar:
Commonwealth Regional Information Services (CRIS) 1800 026 222

Lehtësim në rast Urgjence
Nëse keni nevojë urgjente për ushqime, veshje, strehim apo orendi ju mund të
kërkoni ndihmë nga ‘non-government organisations’ (organizatat joqeveritare) ose
organizatat bamirëse si :
St Vincent de Paul Society (Shoqata St Vincent de Paul) 6282 2722
The Salvation Army (Ushtria a Shpëtimit) 6295 1644
The Smith Family 02 9550 4422
Mund të ketë kushte të veçanta për ligjshmërinë në këto organizata por ka një
numër të madh organizatash që mund të asistojnë njerëz në rrethana të ndryshme.
Ju mund të kontaktoni MRC-në ose këshillin lokal të shikoni se çfarë gjendetështë e
vlefshme në zonën tuaj.

Gjetja e të afërmve
Australian Red Cross (Kryqi i Kuq Australian) jep shërbime për gjetjen dhe dërgim
mesazhesh për të afërm të ndarë nga lufta, nga turbullirat civile dhe fatkeqësitë
natyrore.
Australian Red Cross (Kryqi i Kuq Australian) 6206 6000

Telefoni për këshillim në kriza
Gjenden shumë shërbime telefonike këshillimi duke përfshirë Lifeline që ju ofron
këshillim falas në raste krizash gjatë 24 orëve të 7 ditëve të javës. Ju mund të ndiheni
të dëshpëruar, thjesht të keni nevojë të flisni me dikë ose të dëshironi të përdorni
shërbimet e këshillimit të veçantë për financa, kumar, apo për të rinj.
Lifeline 13 1114

Martesa dhe marrëdhënjet e tjera të afërta.
Relationships Australia (Shërbimi, Marrëdhëniet Australia) ofron këshillime me
psikolog, edukim dhe shërbime ndërmjetësimi për individë, çifte dhe familje. Kostoja e
tyre varet nga të niveli i të ardhurave tuaja. Në se është e nevojshme mund të
sigurojnë edhe përthkyes për ju.
Relationships Australia 1300 364 277


Qendra për Informacione dhe Referime në Shërbim të Grave
Qendra Informatike dhe Referuese për Gra (WIRC) është një vend ku gjitha gratë,
familjet e tyre si dhe gjithë anëtarët e komunitetit mund të gjejnë informacione dhe
përkrahje rreth çështjeve apo shqetësimeve që influencojnë jetën e tyre, të familjes
apo miqëve, shoqeve etj. që kanë. Për më shumë informacion shikoni faqen e
internetit www.wirc.act.gov.au ose lidhuni me këtë në adresën e mësipërme:
Women’s Information Referral Centre
(Qendra Informatike dhe Referuese për Gra)
Level 6
Eclipse House
197 London Circuit
CANBERRA CITY
Telefoni: 6205 1075 / 6205 1076
Këshillime për njerëz që janë torturuar dhe traumatizuar
Companion House ofron këshillime me psikolog dhe përkrahje për refugjatë dhe
njerëz që kanë kushtet (historinë e ardhjes) të ngjashme me ato të refugjatëve.
Kjo organizatë ka psikolog dhe punonjës shoqërorë që flasin disa gjuhë të ndryshme.
Për ato gjuhë që nuk zotrohen nga anëtarët e stafit punonjës, mund të sigurohet
përkthyes. Hallet e njerëzve që diskutohen me punonjësit e shërbimet Companion
House mbahen sekret. Shërbimi u ofrohet të gjithëve pa dallim feje apo bindjeje
politike.
Companion House 6247 7227
Email: comhouse@bigpond.com

Shërbimet Financiare
Në Australi gjenden një numër i madh bankash, lloje të sigurimeve shëndetsore dhe
materiale, superannuation (pagesa të bëra nga punëdhënësi për kohën e
pensionimit) si dhe prodhime dhe shërbime të ndryshme të investimeve.
Prodhimet dhe shërbimet financiare mund të kryhen vetëm nga një biznes që ka
liçensen nga Qeveria për t’i kryer këto veprime. Eshtë e kundraligjshme oferta e
kryerjes së shërbimeve financiare pa patur liçensën e duhur.
Gjenden njerëz të pandërgjegjshëm që mund të përpiqen t’ua vjedhin paratë duke ju
mashtruar që ju t’ja jepni paratë tuaja. Nëqoftëse keni ndonjë ankesë rreth
depozitimit të parave, kredive biznesore, sigurimeve materiale, superannuation,
këshillave rreth investimeve apo financave në përgjithësi, apo nuk jeni të sigurtë ose
keni dyshime rreth ndonjë telefonate në lidhje me ndonjë investim, kontaktoni
Australian Securities and Investment Commision (ASIC), (Komisioni i Sigurimeve
dhe Investimeve të Australisë).
ASIC Infoline (Numri i telefonit për Informacione) 1300 300 630

VEPRIMET BANKARE
Shërbimet bankare ofrohen nga vet bankat, shoqëritë ndërtimore si dhe njësive të
dhënjes së kredive. Për të tërhequr paratë mund të shkoni direkt në bankë ose
mund t’i tërhiqni me kartën bankare duke futur numrin PIN (Numri Identifikues
Personal), (d.m.th. kodin tuaj sekret) për të nxjerrë kartmonedhat nga ATM
(Automatic Teller Machine), (aparati automatik i nxjerrjes së parave nga banka). Mos
e shënoni numrin tuaj PIN në kartën tuaj bankare! Nëqoftëse ndodh që karta e juaj
bankare vidhet ose e humbisni – menjëherë lajmëroni bankën tuaj.

KREDITE E NDRYSHME
Me ‘Kreditë e Ndryshme’ kuptohet rasti kur ju merrni para borxh dhe bini dakort që
do t’i paguani më vonë me fajde, që quhet ‘interest’. Disa nga kreditë e ndryshme
janë kredi personale, kredi për shtëpi, kartat e kreditit si dhe ‘overdrafts’ (kreditë nga
banka që i lejojnë bizneset të lëshojnë çeqe me shuma më të mëdha se ç’disponojnë
vet në llogarinë e tyre). Kostoja e kreditit varet shumë nga lloji i kredisë, nga merret
kredia, sa kohë ju duhet për ta paguar, përqindja e interesit si dhe pagesa të tjera të
lidhura me kredinë.
Nëqoftëse hasni vështirësi në pagimin e kredisë për shkak se humbisni punën apo
sëmureni, keni të drejtë të kërkoni që të bëhen ndryshime në pagimin e kredisë. Në
se ju duhet ndihmë kontaktoni:
Shërbimi Informativ Financiar i Centrelink 13 2300
Këshilltarët financiarë ofrojnë këshilla falas në kushte të konfidencës. Për ta gjetur
një këshilltar financiar afër jush kontaktoni ASIC shikoni në faqen e internetit të ASIC.
ASIC website (faqja e internetit për ASIC) www.fido.asic.gov.au

SIGURIMI MATERIAL
Sigurimi material (insurance) përfshin pagimin e një shume parash çdo vit për t’u
mbrojtur nga rreziku i humbjes së parave në se nuk shkojnë punët në rregull ose
ndodh diçka. Të zakonshme janë sigurimet materiale për shtëpinë, për mobiljet dhe
paisjet e e tjera si dhe për makinën. Nëqoftëse keni makinë, ju nevojitet sigurimi
material për t’i mbuluar shpenzimet në se ju dëmtoni personin tjetër në rastin e një
aksidenti.

Tax Help (Ndihmë për Taksën)
Viti Australian i taksës është nga Korriku në Qershor. Sipas ligjit Australian shumicës
së njerëzve u kërkohet të fusin taksën e kthimeve vjetore. Tax Help ju ofrohet
njerëzve me të ardhura të ulëta, duke përfshirë moshat e vjetra, atyre që vijnë nga
vende që nuk flasin Anglisht, atyre me prejardhje Aboriginezeapo prej ishullit Torres
Strait ose të paaftëve.
Tax Help (Ndihma për Taksën) është shërbim falas dhe është i disponueshëm prej 1
Korrikut deri më 31 Tetor. Njerëzit mund të gjejnë vendodhjen e Qendrës së Ndihmës
për Taksë më të afërt duke telefonuar:
Tax Help 13 2861


No comments:

Post a Comment