Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze

E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze

Komunikimi në Anglisht është shumë me rëndësi dhe çelësi i vendosjes tuaj të
suksesshme.
Kurset e mësimit të gjuhës angleze për të sapoardhurit në Australi jepen nga Adult
Migrant English Program (AMEP) (Programi i Gjuhës Angleze për Emigrantët e
Moshës së Rritur). Si banor i ri ju mund të keni të drejtë që të merrni 510 orë të
mësimit të gjuhës Angleze falas. Regjistrohuni sa më shpejt të jetë e mundur ose
mund ta humbni këtë të drejtë! Për më shumë informacion dhe për adresat se ku
mund të regjistroheni, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).



F. Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë.
Sipas ligjit Australian, fëmijët mes moshës 6 deri në 15 vjeç duhet të shkojnë në
shkollë. Ju duhet t’i regjistroni fëmijët në shkollë sa më parë që të jetë e mundur. Për
më shumë informacion shihni Kapitullin 10, Education and child care (Arsimimi dhe
Çerdhet//Kopshtet).

G. Merrni patentën e shoferit
Nëse keni patentë shoferi nga një vend tjetër në Gjuhën Angleze apo të përkthyer
zyrtarisht në Gjuhën Angleze, ju keni të drejtë të drejtoni automjete për tre muajt e
para pas mbërritjes tuaj në Australi. Më pas në se doni të drejtoni automjete duhet të
merrni patentën përkatëse Australiane. Për këtë, zakonisht duhet të kaloni testin
teorik, praktik si dhe kontrollin e syve për të konstatuar aftësinë e shikimit. Për
informaicone të tjera, kontaktoni:
Dickson Motor Vehicle Registry 6207 7000

No comments:

Post a Comment