9 Transporti

9 Transporti

Transporti Publik
Qeveria e ACT jep edhe shërbimin lokal të autobuzave (ACTION) përreth Canberras.
Kontaktoni ACTION për të parë nëse keni të drejtë të merrni kartë koncesioni për
udhëtim në autobuz. Stafi i ACTION në ndërresat e autobuzave ju ndihmon për oraret
ose kontaktoni:

ACTION 13 1710
Për informacion lidhur me shërbimin hekurudhor jashtë Canberras kontaktoni:



Countrylink 13 2232
Oraret e autobusave privatë shpesh mund të merren nga shoferi i autobuzit ose duke
i telefonuar shoqërisë së autobuzave. Shoqëritë e Autobuzave janë të shënuara në
numëratorin telefonik të Yellow Pages, nën ‘Bus and coach scheduled services’.

Një shërbim që kryhet përmes Canberras dhe Kuinbian është:
Deane's Buslines 6299 3722
Taksitë punojnë 24 orë në ditë në pjesën më të madhe të Australisë. Tarifa tregohet
nga një sahat në treguesin e taksisë. Kompanitë e taksive janë shënuar në
numëratorin telefonik Yellow Pages nën emrin 'Taxi cabs'. Në shumicën e qyteteve
gjenden taksi të veçantë për njerëzit që përdorin karrocë për invalidë.

Automjetet private
Automjetet e reja dhe ato të përdorura reklamohen për shitje në gazeta dhe gjenden
edhe në ekspozita për makina të reja apo vendet e shitjes së makinave të dorës së
dytë. Çmimi i blerjes së një automjeti zakonisht nuk përfshin koston e regjistrimit,
pullin e taksës dhe siguracionin e detyrueshëm. Zakonisht këto që sapo përmendem
duhen paguar veçmas nga blerësi.
Për të parë nëse ish-pronari ka borxhe për një makinë, e cila është regjistruar në
cilindo shtet apo territor, përveç Western Australia dhe Tasmani, shikoni faqen e
internetit të Regjistrit të makinave të blera me borxh, (që njihen me emrin e shkurtuar
"REV") në www.revs.nsw.gov.au, ose telefononi:

Registrar of Encumbered Vehicles
(Regjistri e Automjeteve te blera me borxh) 1800 424 988
 Pyesni në numrin tefefonik 02 9633 6333

REVS gjithashtu mund t'ju ofrojë informacion rreth pyetjeve që mund të keni për
çështje që kanë të bëjnë me transport apo me patentat e ndryshme.

Për informacion lidhur me marrjen e parave hua për blerjen e një automjeti,
kontaktoni bankën tuaj apo kompaninë e financave. Mbani mend të siguroheni që i
kuptoni të gjitha kushtet para se të nënshkruani ndonjë kontratë për huamarrje.

Çdo Shtet dhe Territor ka shoqatat a motorristëve, të cilat japin shërbime të tilla si
inspektime për makina për blerësit potencial të automjeteve të dorës së dytë,
informacion për udhëtimet, siguracion dhe shërbim në rrugë (në rast se automjeti juaj
prishet). Shumica e shërbimeve të tyre jepen për ata që nuk janë anëtarë si edhe për
anëtarët, ndërsa shërbimet për anëtarët i mbulojnë ato edhe në Shtete dhe Territore
të tjera nëpërmjet organizatave simotra. Në ACT, ju mund të kontaktoni:
National Road Motorists Association (NRMA) 13 2132

Për informacion lidhur me marrjen e driver’s licence (patentës së shoferit) shihni
Kapitullin 1, What to do soon after arrival (Ç'duhet bërë shpejtë pas mbrritjes).
Vini re se ligjet Australiane të trafikut janë shumë strikte. Shihni Kapitullin 5,
Australian customs and laws (zakonet dhe ligjet Australiane).



No comments:

Post a Comment