10 Arsimi dhe cerdhet

10 Arsimi dhe çerdhet

Çerdhet/Kopshtet
Ka shumë lloje çerdhesh me orar të plotë dhe të reduktuar për fëmijë që janë shumë
të vegjël për të shkuar në shkollë ose për kohën pas shkollës. Numëratori telefonik
Yellow Pages ka një sërë zgjedhjesh për llojet e çerdheve që ekzistojnë, duke
përfshirë preschools (parashkollën) ose kindergartens (kopshtet) që i përgatisin
fëmijët për në shkollë, child care ose daycare (qendrat për kujdesin gjatë ditës) që
kujdesen për fëmijë më të vegjël dhe family daycare (qendrat familjare) ku një prind
kujdeset për fëmijët së bashku me familjen e tij/saj.
Ka edhe playgroups (grupe loje), ku prindërit e fëmijët mblidhen së bashku që
fëmijët të mësojnë dhe qëndrojnë së bashku si dhe që prindërit të flasin e të
shkëmbejnë informacione, etj.



Playgroup Association (Shoqata e Grupeve të Lojës) 6285 4336
Për informacionin e dhënë nga qeveria lidhur me:
• shërbimet e kujdesit të fëmijëve në zonën tuaj;
• llojet e kujdesit;
• ndihmën e qeverisë për shpenzimet e kujdesit;
• shërbimet për fëmijë me nevoja të veçanta; dhe
• shërbime për fëmijë me prejardhje të ndryshme kulturore

kontaktoni shërbimin informativ të Childcare Access.
Childcare Access 1800 670 305
Vini re se ju mund të keni të drejtë të merrni Pagesa për Ndihmë Familjare si ndihmë
për çerdhet/kopshtet e shpenzime të tjera. (Shihni Kapitullin 8, Social Security
(Sigurimi Social)

Shkollat
Parashkollat janë të vlefshme për të gjithë fëmijët 4 vjeçarë. Parashkollat ndihmojnë
fëmijët që të zhvillohen fizikisht, emocionalisht dhe në shoqërisht në vitin para se të
shkojnë në shkollë.

Është e detyrueshme që fëmijët e moshës mes 6 dhe 15 vjeç të shkojnë në shkollë.
Fëmijët zakonisht e fillojnë shkollën kur janë 4 ose 5 vjeç dhe vazhdojnë derisa ato
bëhen 17 ose 18 vjeç, si përgatitje për universitet ose arsimim të mëtejshëm. Fëmijët
nën 12 ose 13 vjeç ndjekin primary school (shkollën fillore) dhe ata më të mëdhenj
shkojnë në high school (shkollën e mesme).

Ju mund t’i dërgoni fëmijët tuaj ose në një shkollë publike ose në një private. Për të
gjetur shkollat e zonës suaj mund të shihni nën ‘Schools’ në numëratorin telefonik
White Pages ose vizitoni faqen e internetit www.dest.gov.au/schools/authorit.htm.

Government Schools (Shkollat Shtetrore) japin arsim falas, megjithatë, në shumicën
e shkollave kërkohen kontribute vullnetare për të ngritur nivelin e programeve
mësimore dhe sportive të shkollës. Pagesa është një çështje që prindërit të vendosin
nëse duan apo jo.

Non-government Schools (Shkollat private) kërkojnë pagesë, dhe ato mund të kenë
drejtim fetar ose një filozofi të caktuar arsimore. Prindërit që duan të mësojnë më
shumë për shkollat private mund të caktojnë një takim me autoritetin përkates arsimor
joqeveritar ose të kontaktojnë direkt shkollën që kanë zgjedhur.

Pyesni në shkollën tuaj rreth before and after school care (kujdesje para dhe mbas
shkollës) ose school holiday programs (programi i pushimeve të shkollës) për
fëmijët e moshës shkollore.

Fëmijët që nuk flasin Anglisht
Fëmijët e porsaarritur që nuk flasin anglisht mund të futen në English Language
Schools (ELS) and Centres (ELC) (Shkolla dhe qendra të mësimit të gjuhës
angleze), të cilat japin intensive English programs (programe intensive të
Anglishtes) të bëra për fëmijë.

Përkthyesat
Prindërit dhe kujdestarët që nuk flasin Anglisht t’i kërkojnë shkollës që një përkthyes
të jetë prezent kur diskutohen çështje në lidhje me fëmijët e tyre. Për të kontaktuar
shkollën me telefon ato mund të përdorin gjithashtu edhe Translating and
Interpreting Service (TIS) (Shërbimin për Përkthime) në numrin e telefonit 131 450.

Regjistrimi
Që të regjistroni fëmijët tuaj në shkollë, kontaktoni shkollën me telefon ose shkoni vet.
Ju duhet të merrni me vete vizën ose dokumentet e Hyrjes në Australi, prova të datës
së lindjes së tyre, dhe të gjitha dokumentet letrat etj, duke përfshirë edhe raportet e
shkollës që kanë lidhje me arsimin e deritanishme. Mund t’ju duhet t’i paraqisni edhe
dokumenatat e imunizimit (vaksinimet e fëmijëvet).

Arsimi Profesional
Kurset e TAFE (Technical and Further Education) (Arsimim Teknik dhe i
Mëtejshëm) janë formuar për studentë që duan të marrin aftësi profesionale apo
zanate. Kurse të shumta mbulojnë një sërë fushash profesionale si teknologji
informative, shërbime biznesi, art dhe gazetari, turizëm dhe shërbime, ndërtim dhe
transport, prodhim bujqësor dhe miniera dhe inxhinieri. Kolegjet TAFE janë me
pagesë dhe nxënësit duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme që të kualifikohen për
pranim në disa nga këto kurse. Për më shumë informacion kontaktoni:
Canberra Institute of Technology 6207 3100

Universitetet
Universitetet Australiane janë ndër më të mirat në botë. Një degë normale zgjat tre
vjet, por ka edhe degë dyshe dhe studime pasuniversitare që zgjasin më shumë për
t’u mbaruar. Disa degë kanë mësim me korrespondencë dhe mësim me orar të
reduktuar (part-time)

Për informacion lidhur me pranimet dhe degët, kontaktoni universitetin e duhur, ose
vizitoni faqen e internetit në www.dest.gov.au/tenfields ose
www.dest.gov.au/highered/courses.htm. Në faqen e internetit
http://studyinaustralia.gov.au/sia/splash.htm ka informacion të dobishëm rreth të
studiuarit në Australi. Ky informacion gjendet në 12 gjuhë. Për më shumë
informacion kontaktoni:

Australian National University 6125 5111
University of Canberra 6201 5111
Australian Catholic University 6209 1100
Australian International Hotel School 1800 500 307

Shpenzimet për kurset universitare përfshijnë pagesat për sindikatën studentore,
librat, pagesat për shpenzimet zyrtare të përgjithshëm dhe Higher Education
Contribution Scheme (HECS) (Skemën e Kontributit për Arsimin e Lartë). Në raste
të veçanta, studentët mund të paguajnë borxhet të quajtura "HECS" pasi ata të fillojnë
ta sigurojnë një rrogë. Në raste të tjera, kjo pagesë për arsimim të lartë duhet paguar
para se të fillohen studimet.

HECS Enquiry Line 1800 020 108
HECS website (faqja e internetit e HECS) www.hecs.gov.au

Pagesat e Youth Allowance (për njerëz të moshës 16-24 vjeç) dhe Austudy (për ata
25 vjeç e lart) japin ndihmë financiare për studentët me orar të plotë që u është
aprovuar studimi. Të dyja pagesat varen nga të ardhurat dhe pronësitë të cilat duhet
të jenë brenda një kufiri të caktuar. Për të sapoardhurit zakonisht vlen periudha dy
vjeçare e pritjes. Për më shumë informacion lidhur me këto skema mbështetjeje
financiare kontaktoni Centrelink-un (shihni Kapitullin 8, Social Security (Sigurimi
Social))


No comments:

Post a Comment