3 Sherbimet e Urgjences

3 Shërbimet e Urgjencës




Në raste urgjencash, telefononi 000, për:


Police (Policinë)
 

• Ambulance (Ambulancën)
 

• Fire Brigade (Zjarrfiksat)

Telefonatat 000 janë falas. Qëndroni gati që të jepni emrin tuaj, adresën, numrin e
telefonit (nëse keni), si dhe llojin e shërbimit që kërkoni.



Nëse nuk flisni Anglisht, i thoni punonjësit të shërbimit telefonik se çfarë ndihme ju
duhet (thone vetëm ”Police” për – Policinë, ”Ambulance” për–Ambulancën” ose
Fire” për – Zjarrfikësen, dhe pastaj tregoni gjuhën që flisni p.sh. ”Albanian” dhe do të
lidheni me Shërbimin e Përkthimit Telefonik (TIS) direkt, prandaj mos e mbyllni
telefonin. Përkthyesi i Shërbimit të Përkthimeve Telefonik (TIS) do të ndihmojë
policinë, zjarrëfikësat apo shërbimin e ambulancës duke u treguar atyre adresën tuaj
si dhe të dhëna të tjera rreth jush.

Policia
Policia në Australi nuk ka lidhje me ushtrinë dhe nuk ka rol në politikë. Ata kanë për
qëllim të mbrojnë jetën dhe pronën e komunitetit dhe të parandalojnë dhe gjejnë
krimin, si dhe të mbajnë paqen. Në rast urgjence, telefononi 000. Për çështje jo
urgjente, merrni 13 1444 ose stacionin e policisë lokale. Numrat e tyre ndodhen nën
seksionin ‘Police Stations’ në numëratorin telefonik White Pages. Shërbimet policore
janë falas.

Ambulanca
Nëse keni nevojë për ambulancë, telefononi në 000. Ambulancat japin transport
urgjent në spital si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor. Në disa Shtete dhe
Territore, shërbimi i ambulancës mund të jetë falas ose më i lirë vetëm për njerëzit që
marrin pensione nga qeveria ose që kanë Health Care Card (Kartelë Shëndetësore)
(të dhënë nga Centrelink-u për njerëzit që vlerësohen si me të ardhura të ulëta).
Shërbimi mund të jetë i shtrenjtë nëse nukmerrni sigurime sociale, prandaj ju mund të
dëshironi të bëheni anëtar i ambulancës ose të regjistroheni në një Fond Sigurimi
Shëndetësor Privat që do t’i mbulojë këto shpenzime për ju. (Shihni Kapitullin 11, The
health system (Sistemi Shëndetësor).

Anëtarësia me Ambulancën 1800 648 484

Zjarri
Zjarrfikësat shuajnë zjarret, shpëtojnë njerëzit nga ndërtesat që digjen dhe
ndihmojnë në situata kur rreziku vjen prej gazit apo kimikateve. Në rast urgjent
telefononi në 000. Në raste jourgjente, ju mund të përdorni numrin e telefonit shënuar
nën ‘Fire Stations’ në numëratorin telefonik White Pages.

Numra të tjerë të urgjencave
Numrat e telefonit të nevojshëm të urgjencave janë të rreshtuar në faqen e
brendshme të mbulesës të numeratorit telefonik White Pages. Ato përfshijnë:
Poisons Information Centre
(Qendra e informimit për Helmime) 13 1126
Child Abuse Prevention Services
(Shërbimet e Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve) 1800 688 009

No comments:

Post a Comment