12 Argetimi dhe Media

12 Argëtimi dhe Media

Aktivitetet në natyrë
Australia është e përshtatshme për aktivitete në natyrë, si udhëtime, ecje në pyll,
kampe dhe sporte. Ka disa rregulla sigurimi për të kujtuar kur jeni jashtë në natyrë:
• Në det gjithmonë notoni në zona që patrullohen nga shpëtimtarët e jetës. Notoni
gjithmonë në zonën mes flamujve.
• Shmangni të notuarit dhe të peshkuarit vetëm.


• Vini kapele në ditët me diell që të shmangni djegien e lëkurës nga dielli dhe
kancerin e lëkurës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët dhe shumë
shkolla do të insistojnë në veshjen e kapelave të diellit gjatë muajve të verës
• Lyeni lëkurën me krem për mbrojtje nga dielli. Mund ta blini në supermarkatë ose
në farmaci.
• Zjarret e hapura dhe skarat e mëdha nuk lejohen në ditët e total fire ban (ndalim i
plotë i zjarrit).
Numrat e mëposhtëm të telefonit mund të jenë të dobishëm:
Environment ACT Helpline 6207 9777
Weather forecasts (Parashikimi i motit) 1196

Media
Shumica e dyqaneve të gazetave në qendrat e mëdha tregëtare kanë gazeta në një
sërë gjuhësh, por nëse ata nuk mbajnë atë lloj që ju dëshironi, ju mund ti kërkoni që
ata ta porosisin për ju.
Special Broadcasting Service (SBS) (Shërbimi i Veçantë i Transmetimeve të
Emisioneve) stacionet televizive dhe të radios kanë programe në shumë gjuhë të
ndryshme të komunitetit. Programet javore janë të shënuara në gazetat e qytetit. Lista
e stacioneve etnik të radios mund të gjenden në National Ethnic and Multicultural
Broadcasters’ Council (NEMBC) (Këshilli I Transmetuesve Etnik dhe Multikultoror
Kombëtar) me faqen e internetit: www.nembc.org.au
Stacionet e radios shumë gjuhëshe janë:
Radio Stacioni Frekuenca
Community Radio 2XX 98.3 FM
Canberra Multicultural Service 91.1 FM
SBS radio 105.5 FM

Interneti
Gjenden një sërë programesh që ofrojnë shërbimin e internetit dhe treinimit falas ose
me një çmim të ulët për ata njerëz që për ndryshe nuk mund të shfrytëzonin
internetin. Për më shumë informacion, kontaktoni Këshillin tuaj lokal, shkollën tuaj të
lagjes (për ata që jetojnë në zonat rurale dhe të largëta) ose telefononi:
NetSpots 1800 222 797


No comments:

Post a Comment